Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ishte strehuar dhe fshehur në Brazil, kapet trafikanti shqiptar i shumëkërkuar, i dënuar me 10 vite burg në Francë (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane pak ditë më parë në San Paolo. Shtetasi Shaqir (Hektor) Nikolli është një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas medieve të huaja Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan më datë 20 Tetor një shtetas shqiptar në kërkim, pjesëtar i një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës.

45-vjeçari ishte dënuar më herët me 10 vite burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut. Po ashtu edhe në Shqipëri Nikolli akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996 në Dibër.

Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjen, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tone. Shaqir (Hektor) Nikolli do të qëndrojë në burg, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img