Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Ishte sot në Bularat, reagon ministrja greke e Kulturës: Nuk u ul asnjë flamur grek

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

E pranishme gjatë festës për ceremoninë e varrimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë ka qenë edhe ministrja e Kulturës së Greqisë Mirsini Zorba.

Zorba ka treguar se gjatë ceremonisë çdo gjë ka rrjedhur në mënyrë normale, por theksoi se Kostandinos Kaçifa e kishte cilësuar marrëveshjen mes dy qeverive një tradhëti.

Ndërsa tregoi se për incidentin është lajmëruar gjatë rrugës.

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.

Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.

Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!

Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik”, thuhet në reagimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img