Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin ta shkallmun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Kreshnik Spahiu

14 shtator / I dashur dhe i paharruar Azem,

Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në banesën e fundit. Shiu që filloj natēn që u derdh kallashnikovi mbi ty, nuk kishte ndalur 48 orë.

Ishim të gjithë atje, në sheshin Skënderbe dhe më pas të gjithë u drejtuan në Bulevardin e Dëshmorve.

Të gjithë u rreshtum në funeral mes thirrjesh “Azem ti je Gjallë”

Në funeralin e bulevardit mungoi vetëm ai: “besë-preri”. Mbasi mbajti fjalim iku tinëz….

Mijra fytyra të zbehta dhe sy të përlotun u ngrin kur panë që ai si gjarpër u largu drejt zyrës, atje ku ti ishe pushkatu.

Çdo kush e kuptoj se donte me të përdor edhe në “xhenaze”, dhe ai gjithmon duke hedh gurin e duke fsheh dorën.

Iku nga funerali, i fsheh dhe ti shkundi eshtrat e tua.

Ashtu të shtangun kena ngri mes bulevardit kur arkivoli yt u përdor me thy dyert e kryeministrisë, dhe mes plumbash ashtu edhe duke fjet, ata prej teje trembeshin dhe donin me thur lavdi.

Të harruan vlla dhe vazhdonin me kufomën tënde të hapnin dyert e pushtetit

Isha aty dhe s’munda ti ndal, as çmendurinë dhe as tradhtinë, as pabesinë dhe as pa burrninë sepse ai që dirigjonte pa kanun e pa fe nuk ishte atje.

Kishte plot “Lule” të tjera edhe atëherë me i përdor ai dhe me ja faturu grushtin e përgjakun me jetën tënde.

Munda veç të të shoqëroja ty për herë të fundit në banesën e përhershme.

Trupin tënd mundëm me e marr dhe ishim shumë pak kur të dërguam atje në varreza sepse turma mbeti në bulevard mes ethesh për të rikthyer gjarprin në pushtet.

Ishte fundi historisë por dhe njeriu i fundit ishe ti.

Unë shpresoj të jetë kështu, dhe mos vazhdoj poshtrimi deri tek trashëgimtarët e tu.

Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin tand e shkallmun….

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img