Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Ishte shtatzënë kur ndodhi tërmeti i 26 nëntorit dhe u detyrua të lindte para kohe, ish-missi shqiptar tregon momentin e FRIKSHËM: Zbrita shkallët që lëviznin…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

da5c5fd5444872a0987151ca16435e09

Ish-miss Shqipëria, Afroviti Goge u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë kur ndodhi tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit.

Bukuroshja shqiptare kujtoi momentet e vështira, teksa theksoi se në Durrës ka qenë një tmerr i vërtetë momenti kur ra tërmeti.

Goge tha se iu desh që të zbriste mes shkallëve që lëviznin nga tërmeti, por pavarësisht se ishte në muajin e 9-të ishte e para nga familjarët që doli jashtë. Ajo tregoi se për shkak të situatës iu desh të lindte djalin me stimulim përpara kohe.

“Ishte planifikuar të lindja në datë 25 dhjetor, por fëmija lindi më 19 dhjetor. Ishte lindje natyrale sepse ma sugjeroi mjekja. Ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime, uroj të mos përsëritet më për asnjë njeri. Në Durrës ka qenë një tmerr i vërtetë. Isha 9 muajshe shtatzënë dhe zbrita shkallët me muret që lëviznin. Në fakt zbrita e para edhe pse isha 9 muajshe. Falë Zotit djali është mirë, pata lindje natyrale dhe për 2 orë përfundoi gjithcka. Mjekia më këshilloi që ta stimulonin, u përshpejtua se tronditja ishte e madhe, shyqyr që nuk lindi atë ditë që ra tërmeti sepse në muajin e 9-të isha, por Davidi priti. E doja shumë lindjen natyrale”,  tregoi ish-Missi e ftuar në “Ftesë në pesë”.

Screenshot_16.jpg



spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img