Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij, policia arreston Faton Brahimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kosovës ka arrestuar Faton Brahimin, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij.

Fotoja e tij ishte bërë publike në të gjithë vendin për t’u kërkuar njerëzve informacion në lidhje me gjetjen e tij.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, ka njoftuar Policia.

Sipas informacioneve, Brahimi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij në fshatin Novosellë të Pejës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img