Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ishte shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër, e pëson edhe shoku i tij që e ndihmoi të arratisej

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, Redon Cani në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit për kapjen e tij policia i gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i 26-vjeçarit Jetmir Luga banues në Kamzë, Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SANTORINI”.

Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe arrestohet në flagrancë bashkëmoshatari i tij, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve Policia iu gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SANTORINI”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

R. C., 26 vjeç banues në Krujë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë. 

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3000 fara cannabis sativa. 

Shtetasi  R. C. dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, gjetën një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img