Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Mat, pasi kishte plagosur rëndë një person/
Eglant Shoshaj ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës thikë një person.
Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.
Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.