Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘Vjedhje me dhunë”, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6ef10e0f9df5f9561986666f12506f87

Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për  “Vjedhje me dhunë”.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari me inicialet M.A., banues në Maqedoninë e Veriut, i cili u ndalua në pikën kufitare të Morinës, duke qenë se rezultoi i kërkuar ndërkombëtarisht.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, Maqedoni e Veriut, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img