Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet në Morinë 57-vjeçari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d7c126575fbc27b2da103f4c8ded4b68

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar, gjatë kohës që po tentonte të kalonte në doganën e Morinës.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Njoftimi i policisë.

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Më shumë

spot_img
spot_img