Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Fier 41-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim  ekstradimin drejt Italisë.

Në pranga është vënë shtetasi shqiptar Asllan Fata, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike".

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu