Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Kapet dhe ndalohet në Shkodër një 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër si rezultat i një pune të mirëorganizuar, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur  kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Ermir Gjeloshi, 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll