Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, për trafik droge.
Në bashkëpunim me FNSH Tiranë, u bë e mundur arrestimi i Nin Lalaj, vjeç 38 , banues në Lezhë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Shkodër për veprime të mëtejshme proçeduriale.