Policia e Peqinit ka arrestuar edhe autorin i katërt të shpallur në kërkim për vjedhjen e banesës të shtetasit Skënder Zeqirit, ndodhur më datë 08.05.2019.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg', pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit Skëndër Zeqiri, dhe kanë vjedhur një sasi parash.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.