Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ishte shpallur e humbur, gjendet trupi i pajetë i gruas në Lezhë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6be42eb7bcade4f04d2f011f5240f9e

Është gjendur trupi i pajetë i një 63-vjeçareje nga Lezha, e cila ishte shpallur e humbur.

Viktima është identifikuar si Angjelina Gjoka. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 63-vjeçares. Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Sipas burimeve, më herët Angjelina Gjoka ka punuar si mësuese, ndërsa gjatë kohëve të fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

Më shumë

spot_img
spot_img