Hapësire reklamuese

Politikë

“Ishte përtej pritshmërisë”, Garo flet me shifra: Në protestë ishin 120 mijë qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
“Ishte përtej pritshmërisë”, Garo flet me shifra:

Opozita zhvilloi një protestë para Kryeministrisë pasditen e djeshme, ku u mblodh një numër i lartë qytetarësh.

Në lidhje me këtë protestë ka folur edhe zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, cila është shprehur se në këtë protestë ka pasur pjesëmarrje më të madhe se ajo e 7 korrikut.

Madje Garo ka folur me shifra duke thënë se  në protestën e djeshme ka pasur rreth 100 deri 120 mijë vetë.

“Mesa kam informacion unë, po. Ai sigurisht ka pritur për të parë si do të shkonte dhe emocioni që merr kur je live është tjetër. Ai e pa se sa ishin aty, foli në funksion të asaj turme. Unë mund të them se ishte përtej pritshmërisë. Kjo ishte një protestë për t’u ekzaltuar, të paktën në sa kohë kam unë në PD, kjo ka qenë protesta më e madhe.

E ka tejkaluar 7 Korrikun – 1 kilometër nga Kryeministria, një përllogaritje e thjeshtë 30 metra gjerësi dhe 4 persona për metër katror, i thonë mbi 100 mijë vetë-120 mijë vetë. Kjo është një përllogaritje e përafërt, unë mendoj që ja vlen të falënderojmë të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që kanë ardhur atje për të mbështetur opozitën dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. I bëj thirrje Bashës dhe deputetëve që e mbështesin të dorëzojnë vulën e PD-së. Sot u tregua se ku qëndrojnë demokratët. Bëj thirrje që të dorëzojnë vulën”, tha Garo për “Opionin” në “Tv Klan”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese