Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

“Ishte pasaktësi, ç’rëndësi ka”, Skënder Gjinushi flet me sportivitet për autorin e sajuar, e citoi si Kryeakademik i Shkencave (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një konferencë të zhvilluar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, kryetari Skënder Gjinushi, citoi një gjuhëtar të huaj, Manuel Zrinzo Caruana. Ai ka cituar një libër që në fakt nuk ekziston dhe një autor i cili është një personazh i sajuar nga blogu kolektiv Peizazhet e Fjalës.

Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli, ishte një nga personat që vunë re gafën e Gjinushit.

“Libri ‘Shteti dhe Drejtshkrimi’ është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gjah-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish”, shkroi Ledi Shamku në faqen e saj.

Në një intervistë për “Piranjat”, gjuhëtarja hodhi akuza të reja ndaj Gjinushit duke thënë se ai mundohet t’i bëjë të gjitha dhe në fund përfundon në qesharak. “Ai nuk kupton, se nuk mund të kuptosh edhe nga gjuhësia dhe nga nanoshkenca, edhe nga Metematika, Covid, Bujqësia, nuk kupton dot nga të gjitha ndryshe do bëhet qesharak siç u bë”, thotë Shamku.

Ndërkohë “Piranjat” morën edhe versionin e Gjinushit, i cili tha se nuk është e një rëndësie të madhe ngatërrimi që bëri, pavarësisht se ai e citoi autorin e sajuar si kreu i Akademisë së Shkencave dhe para gjithë anëtarëve të saj.

“Çfarë fjalimi…Ajo ishte një referencë që ka një problem. Ekziston, është marrë, përgjegjësia është e atij që e ka nxjerrë. Që i besuam dikujt që është serioz dhe del se ka një pasaktësi. E çfarë rëndësie ka? Çfarë vlere ka?”, i tha gazetarit kreu i Akademisë së Shkencave.

Më shumë


spot_img









spot_img