Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

‘Ishte objektivi më i lehtë ‘, Daily Mail ARTIKULL për Ravik Gurrën: Dy PISTAT e ekzekutimit mafioz dhe lidhja me fisin Çapja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar së fundmi një artikull avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 22 marsit në qytetin e Elbasanit.

albsig

Artikulli trajton me detaje vrasjen e tij teksa ishte duke pirë kafe në një lokal dhe lidhjet me fisin Çapja.

Sipas Daily Mail, Gurra mund të jetë vrarë për shkak të një sërë çështjesh gjyqësore të humbura kohët e fundit, por nuk përjashton si mundësi edhe ekzekutimin nga fisi Çelaj, rivalë të Çapjave, për t’u hakmarrë ndaj këtyre të fundit.

ARTIKULLI I PLOTË:

Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua tre herë në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciator, teksa ishte ulur në një kafene me miqtë në qytetin e Elbasanit.

Vrasja shkaktoi shok edhe në qytetin Hertfordshire, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina dhe dy vajzat adoleshente.

Gurra, i cili ka punuar më parë si përkthyes i Office Home, kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh.

Në nëntor ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet burg. Nuk ka asnjë provë që ta përfshijë Shullazin në ekzekutimin e avokatit të tij, Ravik Gurra.

Një avokat shqiptar, i cili kërkoi të mos identifikohej, Daily Mail të dielën: -“Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët që mbrojnë kriminelët të kenë kujdes.  Ne nuk jemi të sigurt për t’i përfaqësuar mafiozët. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë. Nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri sepse humbasin një çështje, ata mund t’i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia”.

Vrasja ndodhi në mars të këtij viti dhe një automjet i vjedhur u gjet më vonë i djegur, por që prej asaj kohe askush nuk është arrestuar.

Një burim tha se policia shqiptare ka dy pista në lidhje me vrasjen – Avokati mund të jetë vrarë ngaqë humbi çështjet ose ai u ekzekutua nga banda rivale e fisit Çapja.

“Kjo është një pistë, që e lidh vrasjen e avokatit për shkak se fisi Çapja ka humbur disa gjyqe. Një tjetër pistë është se Ravik Gurra ka qenë afër këtij fisi dhe kishte lidhje me anëtarët e bandës së Çapajve në Britani dhe bënte lidhjet e tyre në Shqipëri.

“Çapajt janë shumë të vështirë për t’u arritur, kështu që klani rival mund të këtë ekzekutuar zotin Gurra për t’iu dërguar një mesazh. Avokati ka qenë objektivi më i lehtë për palën kundërshtare të Çapajve”.

Z., Gurra me origjinë shqiptare u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, ku u vendos me gruan e tij dhe fitoi shtetësinë britanike. Fqinjët e tij mbrëmë e përshkruanin atë si një njeri miqësor dhe familjar. Njëri tha:- ‘Ai gjithmonë vinte tek ne për biseda dhe fliste për futbollin’.

17923988-7415279-image-m-47_1567294275680.jpg

17923986-7415279-image-a-48_1567294290054.jpg

hj.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img