Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, sulmi në zemër i pret në mes jetën infermieres në Laç

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, sulmi në

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Laç, ku një infermiere ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka qenë  “Urdhri i Infermierit shqiptar” të cilët kanë bërë me dije lajmin e rëndë, teksa i shprehin ngushëllime familjarëve të së resë.

Aida Perdoda, 34 vjeç  mësohet se ishte një muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte ndaluar punën e saj,  duke vazhduar ti shpërbente me përkushtim dhe devotshmëri pacientëve në Spitalin e Laçit.

“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta  të laborantes nga Lezha  Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse  ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte  me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve “, shkruhet në postimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese