Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në krye të detyrës, goditet efektivi i Policisë në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në krye të detyrës, goditet efektivi i Policisë

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës pasi ka goditur një punonjës Policie.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi D.M, banues në Memaliaj, ka rënë në prangat e policisë. 31-vjeçari ka goditur efektivin i cili ishte në krye të detyrës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, thuhet në njoftimin e bluve të Gjirokastrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese