Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ishte në kërkim për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e0552c4976234eaa8abac8e406a63673

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

30-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin S. Ç,( i cili është vënë në pranga nga Policia në muajn Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.

Gjithashtu ky shtetas  dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

  • Shtetasi G. O, në bashkëpunim me shtetasin S. Ç,( i cili është vënë në pranga nga Policia në muajn Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.
  • Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img