Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Ishte në Itali', avokatja e Fatmir Hoxhajt tregon provat: U zbuluan vetëm…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Avokatja e Fatmir Hoxhaj, i cili dyshohet si i dyshuari kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës, ka folur pasi gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për të.

Sipas avokates Rovena Marku, i dyshuari është kthyer me dëshirë pasi ishte në Itali. Ndër të tjera ajo tha se nuk ka prova se ai është autori i kësaj ngjarje.

“Ne kërkuam që të vendosej një masë me e butë për shkak se sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një dyshim i arsyeshëm, ndaj kërkuam detyrim paraqitje ose arrest ne shtëpi.

Provat e paraqitura nga prokuroria kanë qenë kamerat e sigurisë së lagjes që ishin marrë në pika të ndryshme. Kishte disa mbetje nitrati në rrobat e të pandehurit, por që vetëm me disa grimca nitrati, nuk përbën ndonjë dyshim të arsyeshëm. Ka pasur një alibi.

Por edhe për shkak të ngarkesës emocionale, nuk mund të rendiste këto prova. Madje me ato që tha përgjatë çështjes, rezulton se kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë informacion se policia i kishte shkuar për kontroll në banesë dhe është rikthyer me dëshirën e tij”, tha Marku.

Kujtojmë që ngjarja e rënë në Fier ka ndodhur më 26 tetor të këtij viti, ku 50 vjeçari Ahmet Toska u vra në vendin e quajtur “Sheq i Madh” nga një person i maskuar, i cili e qëlloi vetëm njëherë në kokë duke i marrë jetën dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Toska u vra në derën e shtëpisë, sapo doli bashkë me bashkëshorten e tij dhe po shkonin në punë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu