Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në hotel me një djalë, vajzën e hedhin nga kati i dytë në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës, ku një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.40 Vajza nga Venezuela ka qenë në një hotel në Durrës së bashku me një djalë. Pikërisht personi në fjalë dyshohet se ka hedhur të renë nga kati i dytë i hotelit, për arsye që nuk dihen ende.

Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit dhe ka marrë disa dëmtime të lehta. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme kanë qenë disa zjarrfikësit në kanë zbritur vajzën nga çadra e lokalit dhe më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Vajza qe u hodh nga kati i dyte i hotelit perfundon mbi çadren e nje lokali Vajza qe u hodh nga kati i dyte i hotelit perfundon mbi çadren e nje lokali

Sakaq, në njoftimin e policisë thuhet se janë konfliktuar fizikisht dhe kanë mbetur të plagosur lehtë shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe, duke mos dhënë më shumë detaje.

Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese