Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në arrest shtëpie, arrestohet adoleshenti që arratis me të dashurën 13-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në arrest shtëpie, arrestohet adoleshenti që arratis me

Polica e Korçës ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. I mituri ishte shpallur në kërkim që nga dita e djeshme, pasi akuzohej për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar më një 13-vjeçare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se adoleshentët kanë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Sakaq, 13 vjeçarja pasi u lokalizua, u dorëzua tek familjarët e saj.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj,” njofton policia e Korçës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese