Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Ishte me motor kur e përplasi makina pak më parë, kush është viktima “Xubi i Yzberishtit”, i akuzuar për vrasje të bujshme në Tiranë dhe hasmëri në Selitë (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mesditën e sotme një aksident i rëndë me vdekje ndodhi në zonën e Yzberishtit, te bulevardi “Migjeni”. Një makinë Toyota me drejtuesen 38-vjeçare E.M u përplas me një Opel me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. (Fatmir Avdillari) i cili njihej si “Xubi i Yzberishtit”. Ky i fundit ka ndërruar jetë, 45 vjeç.

185057481 192948812555292 4577366941886648687 n
Fatmir Avdillari

Po kush është viktima Fatmir Avdillari ose ndryshe “Xubi i Yzberishtit”?

E fundit ka qenë një ngjarje me të shtëna armësh në Yzberisht në 25 shtator 2019, ngjarje që tmerroi banorët e zonës dhe pas të cilës fshihej pikërisht Xubi. Ajo ngjarje përfundoi me një plagosje dhe që shkak mendohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës. Policia arrestoi të riun Iljaz Avdillari ndërsa kushëririn e tij Fatmir Avdillari e shpalli në kërkim.

AVDILLARI 680x470 1
Fatmir Avdillari

Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri, ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Deri para pak kohësh Fatmir Avdillari ka qenë në burg pasi bashkë me vëllezërit e tij, Fatmir dhe Nazmi Avdillari janë akuzuar se kanë vrarë më 27 janar ’98 biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoes”. Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg fabrikës, kur biznesmeni italian sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo-Shqiptare.

banda
Fatmir Avdillari

Xubi ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave. Arsyet sipas policisë lidheshin me hakmarrjen, pasi Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Lexo edhe: OFL i dërgoi formularin e vetëdeklarimit, kush është Fatmir Avdillari i njohur si ‘XUBI i Yzberishtit’, nga vrasja e biznesmenit italian te ekzekutimi i emigrantit shqiptar (FOTO)

Vëllezërit janë akuzuar edhe për shumë veprat të tjera penale, mes të cilave renditet edhe shitja e lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit, ku edhe banda vepronte. Një tjetër vrasje ku akuzohen vëllezërit Avdillari, është edhe ajo e Shkëlqim Xhabaftit, i njohur si i forti i Selitës. Në vitin 1998 u dyshua asokohe se Xhabafi ishte vrarë nga vëllezërit Avdillari, të njohur si të fortët e Yzberishtit, pas hasmërisë mes dy bandave, asaj të Yzberishtit dhe asaj të Selitës. Pas vrasjes së Shkëlqim Xhabaftit, familja Xhabafti ka qenë në hasmëri edhe me familjen Avdillari.

Si ndodhi vrasja? 

Vrasja e Shkëlqim Xhabaftit u krye për një konflikt që lidhej me makinën e një biznesmeni italian. Vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari i kishin grabitur makinën një biznesmeni italian dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një inspektor rendi shkuan te rivalët e Yzberishtit për të biseduar se si mund t’ia kthenin makinën të huajit, por në bisedë e sipër debati është nxehur dhe vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari kanë vrarë Xhabaftin.

***

Tiranë/Informacion paraprak (Ngjarja e sotme)

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img