
Detaje të reja kanë dalë nga djegia e makinës në aksin rrugor Milot-Lezhë. Mjeti ishte me gaz-benzinë dhe dyshohet se mori flakë për shkak të një defekti elektrik.
Në automjet udhëtonin 3 pjestarët e së njëjtës familje, por ata kanë shpëtuar të gjithë pa dëme pasi arritën të dalin në kohë nga automjeti.
Ndërkohë siç shihet edhe nga foto, mjeti është shkrumbuar i tëri.
“Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll.,se në aksin rrugor Milot-Lezhë, se automjeti tip "Volkswagen" me të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje. Nuk ka asnjë person të dëmtuar,vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik", shkruhet në njoftimin e Policisë.