Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme gjatë protestës së banorëve të Paskuqanit, të cilët kishin dalë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.
Në një moment protestuesit kanë nisur të sulmojnë një makinë, duke pretenduar se ai i kishte sharë. Edhe se në makinë kishte fëmijë protestuesit kanë qëlluar me grushta e shkelma makinën, pikërisht në atë moment shoferi i mjetit ka nxjerrë armën.
Policia ndodhej në vendngjarje dhe protestuesit i kanë kërkuar efektivëve që ta ndalojnë personin e armatosur, por ata nuk kanë ndërhyrë duke e lënë të largohet.
Mësohet se shoferi është Euglen Benga, truproja i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Në makinë ka qenë i veshur civil dhe ndodhej në mjet me familjen e tij kur u sulmua.