
Një 80 vjeçare nga Korça është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje. Policia bën me dije se e ndjera një ditë më parë ishte larguar nga banesa.
“Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme," njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll