Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve, arrestohet laçjani që kërcënonte me thikë dhe vidhte sende me vlerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar i cili vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë.

Po ashtu zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes me dhunë dhe tentativës për vjedhje të sendeve me vlerë.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari me iniciale T. S., i cili është kapur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Ai dyshohet edhe si autor i disa vjedhjeve të mëparshme.

Njoftimi i plotë:

Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 27-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të  vjedhjes me dhunë dhe tentativës për vjedhje të sendeve me vlerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është  autor edhe  i dy ngjarjeve konkretisht :

I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I;

Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img