Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte kthyer në tmerrin e dyqaneve, kapet hajduti 17-vjeçar në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar i cili dyshohet se është autori i katër vjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Në pranga ka rënë 17-vjeçari me iniciale K. S., i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky person është autor i 4 vjedhjeve.

 Njoftimi i policisë:

Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.;

Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.;

Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparat celular dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.