Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Ishte kthyer në makthin e banorëve, arrestohet hajduti 29-vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

abb61caef28039e31d2a1e3fb1d124df

Policia e Kavajës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve, për vjedhjet e shumta që kishte kryer.

Sipas bluve, vetëm gjatë muajve të fundit, policia ka zbardhur katër vjedhje banesash në Kavajë, ku i riu merrte vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës. Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1”. Në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të ndryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img