Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte kandidate për Gjykatën Kushtetuese, KPK shkarkon partneren e Enkelejd Alibeajt

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi nga sistemi Mardisa Xhaferllarin, kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

KPK theksoi se Xhaferllari nuk ka statusin e magjistrates pasi nuk ka përfunduar testin e shkollës së magjistraturës.

Marsida Xhaferllari më herët ka punuar si kryeinspektore e Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. Gjatë seancës në KPK, sipas relacionit ajo doli pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës, edhe pse Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit.

Xhaferllari është njëherazi partnerja dhe bashkëjetuesja e ish deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj i cili ka kontestuar jo pak procesin e reformës në drejtësi.

Shpesh nga selia blu, Alibeaj ka dalë me deklarata zyrtare kundër disa gjyqtarëve e prokurorëve të cilët kanë kaluar procesin e vettingut, përfshirë këtu dhe vetë kryeprokuroren Arta Marku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll