Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ishte i ulur në kafe, vdes shoferi i autoambulancës së spitalit në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Ishte i ulur në kafe, vdes shoferi i autoambulancës së spitalit

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije nga blutë e Shkodrës mësohet se shtetasi F.V, shoferi i autoambulancë së spitalit rajonal të këtij qyteti, teksa ishte duke qëndruar në një lokal ka humbur jetën.

Dyshohet se 58-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese