Shtetasi polak i cili pak orë më parë u denoncua pranë komisariatit të Sarandës si i zhdukur është gjetur fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrollit në det 74 vjeçari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme një turiste polake u paraqit në policinë e Sarandës ku denoncoi zhdukjen e të afërmit të saj. Sipas saj ai ishte futur në det dhe nuk kishte dalë.
Njoftimi i plotë:
Sarandë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.