Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Ishte e turpshme”, Meta kujton marrëveshjen Rama-Basha: Ishte ditë e errët e pluralizmit politik, pjesë e skenarit dhe djegia e mandatit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta në një konferencë i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017.

Meta tha se ishte një marrëveshje e turpshme , teksa tha se pasojat e 5 viteve më pas janë për shkak të asaj marrëveshje.

albsig

spring

Ai renditi se bojkoti i Reformës në Drejtësi, shembja e Teatrit dhe prishja e marrëveshjes se 5 qershorit janë si pasojë e asaj marrëveshje.

“Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo marrëveshje e turpshme dhe e realizuar 5 vite më parë tashme është ekspozuar për çdo qytetar të Shqipërisë. Nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qëndruar solidar në çadër. Por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe vijoi edhe përgjatë 5 viteve edhe sot gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes që 17 majit edhe djegia e qëllimtë e mandatave parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin absolut. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është edhe një pjesë e një politike për të zhbërë identitetin kulturor.

Shumica e familjeve shqiptare i dinë dhe i ndiejnë kostot e kësaj marrëveshjeje çdo ditë në jetën e tyre. Ndihen jo vetëm të nëpërkëmbur, të shpërfillur nga arroganca e pushtetit dhe të pambrojtur nga opozita e facebook-qeve. Nuk duhet të harrohet kurrë 17 maji se jam i sigurt se 17 maji i ardhshëm do jetë diçka tjetër se nuk do harrojmë atë marrëveshje të turpshme që ndodhi në errësirë 5 vite më parë kundër demokracisë, kundër të drejtave më bazike të qytetarëve shqiptare. Në 5 vite përfituan një grup oligarkësh. U dërrmua familja e thjeshtë shqiptare” tha Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img