Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte e karantinuar në Tiranë, turistja ukrainase e infektuar me COVID shkoi në Sarandë për të festuar DITËLINDJEN (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Rasti i parë me COVID-19 në Sarandë u raportua sot dhe ishte një turiste ukrainase, e cila jetonte në Tiranë prej 7 muajsh.

Newsbomb ka mësuar se turistja nga Ukraina duhej të ishte e karantinuar në Tiranë, por ajo e shkeli karantinimin për të festuar ditëlindjen në Sarandë.

Turistja më herët është shprehur se në Sarandë ka shkuar në apartamentin e saj. Ndonëse ka deklaruar se nuk ka patur kontakte të tjera policia, ka nisur gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Duhet thënë se me fillimin e sezonit turistik ky është një lajm jo i  mirë për qytetin bregdetar. Nuk dihet nëse do të ketë raste të reja me Covid në Sarandë në ditët në vijim pasi rastit të parë. 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll