Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte duke u kujdesur për kanabisin, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen 710 bimë narkotike

Shkruar nga Newsbomb
Ishte duke u kujdesur për kanabisin, arrestohet 40-vjeçari në

Policia ka vijuar me aksionin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Këtë herë operacioni është zhvilluar në në fshatin Mërqi të Lezhës.

Në pranga ka rënë shtetasi V. M., 40 vjeç, banues në fshatin Mërqi, i cili u arrestua nga policia në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar "Imazhi". Finalizohet faza e 36-të, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mërqi. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 710 bimë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjences policore, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 36-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar "Imazhi".

Gjatë operacionit, në fshatin Mërqi, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin V. M., 40 vjeç, banues në fshatin Mërqi.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese