Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Ishte duke filmuar shembjen e objekteve nga IKMT, gazetari Mema ironizon shoqërimin e kolegut nga Policia: U prangos autori i dyshuar për trafikim e prostitucion (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a11a47757f093662f942070d5df9dd52

Gazetari lezhjan Elvis Hila u shoqëruar pasditen e sotme nga Policia e këtij qyteti sepse ishte duke bërë detyrën. Komuniteti i atjeshëm e njeh Elvisin si gazetar, por drejtuesi i Policisë dhe efektivët jo.

Për shoqërimin e Hilës ka reaguar dhe kolegu i tij, gazetari Altin Mema me ironi shkruan se sot Policia prangosi autorin e dyshuar për trafikim, prostitucion dhe kërcënim, gaetarin Elvis hila.

“Policia e Lezhes “finalizoi me sukses” operacionin antikanabis, prangosi autor te dyshuar per trafikim, per vrasje, prostitucion, zhvatje dhe kercenim gazetarin Elvis Hila. Ai po raportonte shembjen e disa kasolleve dhe jo objekteve qe kane mbytur Shengjinin. Sander Lleshaj duhet te kerkoje ndjese publike dhe te ushtroje detyren dhe kompetencat per kete rast Sulmi ndaj gazetareve eshte sulm ndaj lirise dhe te ardhmes se vendit. Shefat,deputetet,kryeyaret e bashkive ikin e vijne,gazetaret jane pasuri e cdo qyteti”, ironizon gazetari Mema.

Gazetari Hila ka thënë pas shoqërimit se shefi i rendit në Lezhë Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe e kanë shoqëruar forcërisht, pa i dhënë sqarime se pse po e bënte këtë veprim.

VIDEO: Momenti i shoqërimit të gazetarit Elvis Hila nga Policia

Më shumë

spot_img