Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

FOTO/ Ishte duke ecur në rrugë, përplaset nga makina bashkëshorti i Shkurte Fejzës

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit pasditen e kësaj të premteje. Referuar mediave vendase mësohet se bashkëshorti i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, Hajrush Behluli, është aksidentuar teksa ishte duke ecur në rrugë.

Nga fotot e publikuara nga Indeksonline, Hajrush Behluli, shihet teksa qëndron i shtrirë në rrugë i mbuluar nga gjaku. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Shkurte Fejza, i qëndron pranë.

Ai është dërguar në spital, ndërkohë e kontaktuar nga “Telegraf”, vajza e tij, Gresa Behluli, ka bërë me dije se fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Pamje nga vendi i ngjarjes © Credits /indeksonline.ne Pamje nga vendi i ngjarjes © Credits /indeksonline.ne

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese