Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ishte djegur në 98% të trupit”, djali i saldatorit të fabrikës së tullave në Maminas: Babai im vdiq, më tha dikush hapi gazin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Besnik Bojaku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur nga  shpërthimi i fabrikës së tullave në Maminas. Saldatori 57 vjeçar u dërgua me urgjecë në spital dje, por sot u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.

Djali i tij u shpreh sot se babai kishte shkuar në spital me një shkallë të lartë të djegies në trup, por askush nuk ishte interesuar për gjendjen e tij shëndetësore. “98% e trupit ishte i djegur”, tha djali i Bojakut. Për Fax News, ai tha se babai i kishte pohuar që dikush kishte hapur gazin në fabrikë.

“Shqetësimi im është se djeshme nuk u paraqit askush për të parë babain tim se çfarë i kishte ndodhur. Askujt nuk i ndodhi asgjë, ishin 120 vetë. Ai ishte djegur 100% dhe më thoshte se dikush ka hapur gazin. Ai kishte 40 vite eksperiencë.

Ato që di do ti nxjerr para drejtësisë, po pati drejtësi. Mjeku ka qenë shumë i mirë, ishte një djalë i ri  dhe e ka ndihmuar shumë babain. Ai që kur erdhi këtu ishte 98% i djegur”, tha djali i Bojakut.

Lexo edhe: Vdes te QSUT-ja saldatori 57 vjeçar

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img