Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ishte dëshmitar i vrasjes makabre, flet djali i Zhaneta Metanit: Flokët e mamit tim kanë dalë me gjithë kafkë, ai ishte i rrezikshëm

Shkruar nga Newsbomb

Djali i njërës prej motrave që ka parë të gjithë ngjarjen e vrasjes së nënës dhe tezes së tij ka treguar të gjithë ngjarjen.

Në intervistë për mediat, i mituri ka thënë se fillimisht në derë ka dalë tezja e tij, dhe më pas kishte qëlluar edhe të ëmën.

Fatkeqësisht i mituri ka qenë dëshmitar i kësaj vrasje makabre dhe ka thënë se kishte parë edhe flokët e nënës së tij me copa kafkash në tokë.

"Ra dera dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe shkon për ta hapur dhe pyeti kush është. Personi jashtë u përgjigj Kastrioti. Tezja u mundua të mbyllte derën por ishte shumë vonë. E dija se diçka e keqe do të ndodhte por jo kjo që ndodhi. Ai kishte hyrë tashmë dhe shumicën e plumbave pasi hyri i hëngri tezja ime. Ai vazhdonte të qëllonte edhe pasi mamaja ime kishte vdekur. Dera ka qenë e hapur, mund të shikoni se aty janë flokët e mamit tim që kanë dalur me gjithë copa të kafkës. Këtu janë plumbat dhe këpucët më gjakë. Fillova duke bërtitur dhe vrapova për nga frigoriferi dhe ai u ul te këndi aty. Në momentin që u ul ai mbajti armën në fytin e tij dhe ndoshta ka tentuar të vriste veten. Por këtë veprim ndoshta e ka bërë që të më gënjejë mua që ai ka vdekur.

Nuk kishte emocione në fytyrë ishte gjakftohtë dhe i frikshëm. La armën e krimit aty dhe u largua menjëherë",- tha djali i Zhaneta Metanit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll