Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të të rriturve, gjendet i fshehur në pyllin e Spillesë 41-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të të rriturve,

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi Xhevdet Xhafa, banues në Rogozhinë, është arrestuar në një zonë të pyllëzuar të fshatin Spille, aty ku dhe fshihej nga drejtësia.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Ndërkohë, Mmaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kavajë/Punë e vazhdueshme gjurmuese, e mbështetur nga inteligjenca policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dekada”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës.

Fshihej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, pasi ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të të rriturve, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Si rezultat i punës gjurmuese dhe operacionale, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me burgim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Dekada”.

Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese