Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, arrestohet i riu në Kavajë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, arrestohet i riu në Kavajë

Një 32 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Arapi, i cili më herët ishte dënuar nga Gjykata e qytetit të Kavajës për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Klajdi Arapi, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu