Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

“Ishte 30-40 minuta”, Dashamir Peza flet për kasetën e Bellanicës me krimet serbe: Bashën s’e njihja fare, besoj se BBC ia ofroi zyrës së OKB-së (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Dashamir Peza ka folur për herë të parë pasi emri i tij u përmend në media, si një prej personave që kishte qasje në kasetën me pamjet filmike të krimeve serbe në fshatin Krushë të Kosoëvs, e filmuar nga banori Milaim Bellanica.

albsig

spring

Peza tha se ka parë një pjesë të kasetës, rreth 5 minuta, pasi pamjet ishin tepër të rënda. Ai tha se në atë kohë punonte si përkthyes për BBC, dhe tha se ishte vetë Milaim Bellanica, që ia ofroi kasetën televizionit britanik, ndoshta edhe pa pagesë.

Peza tha më tej se beson që BBC ia ka dhënë kasetën përfaqësuesve të OKB-së në Kosovë, por mohoi të kishte dijeni për përfshirjen e Lulzim Bashës në këtë histori.

“Në atë kohë nuk e njihja fare kush ishte Lulzim Basha”, tha Peza në një intervistë me gazetarin Robert Rakipllari në Neës24.

Peza gjithashtu tha se kaseta ishte rreth 30-40 minuta e gjatë, dhe se nuk beson që Bellanica është paguar për pamjet.

Bellanica akuzon kreun e PD-së, Lulzim Basha se ia ka dorëzuar kasetën, por Basha, i cili në atë kohë punonte për UMNIK në Kosovë, nuk e ka bërë kurrë publike. Gjithashtu Bellanica pretendon se Dashamir Peza ka shkelur marrëveshjen me të, për pagesën dhe transportimin në Shqipëri.

Pjesë nga rrëfimi i Pezës:

Ka ardh personi, bashkë me kasetën. E kemi pritur me shumë emocion atë kasetë, sepse ne të gjithë e dinim çfarë po ndodhte në Kosovë, por nuk kishim provë filmike. ka sjellë kasetën, ka qenë nga ato kasetat mini-kaseta e vogël, dhe ishte shumë e vështirë për të gjetur një pajisje, i jemi drejtuar televizionit të Kukësit, dhe na kanë gjetur një adaptor. Ka qenë një material i gjatë, 40-30 minuta, nuk di të them. I filmuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Unë nuk kam arritur të shoh më shumë se 5 minuta, sepse ishte shumë, shumë e rëndë. Është marrë kaseta nga ekipi i BBC, është transmetuar një kronikë.

Kam bërë një diskutim me orë, sa duhet të jepnim që lajmi të mos deformohej, por njëkohësisht publiku i tyre të mos terrorizohej nga pamjet. Edhe se cilat pjesë duhet të transmetoheshin, ka qenë një diskutim i gjatë.

Nuk është se kam ndonjë informacion të madh, më kujtohet që kjo kasetë, i është bërë e qartë Melaimit që ai po ia dhuron BBC-së, dhe përsëri ka pas edhe një marrëveshje midis dy palëve, BBC e ka bërë shumë të qartë që ata nuk blejnë lajme. E kanë marrë dhe i kanë shpjeguar që ata nuk blejnë lajme, nëse dëshiron që t’i bëhet e ditur botës çfarë po ndodh aty, duhet t’ia jepte BBC-së këtë. Kam përshtypjen që BBC ia ka ofruar kasetën Zyrës së Kombeve të Bashkuara që ndodhej aty.

Kam përshtypjen se edhe Milaimi është takuar me përfaqësuesit e OKB aty, me të cilët ka bërë një intervistë të gjatë lidhur me çfarë ka parë dhe dëshmitë që kishte ai. Unë do të thoja që akti i Milaimit është akt shumë heroik. Të gjithë kemi qenë të impresionuar për kurajon, guximin e tij.

Deri dje kam qenë krenar që kam qenë pjesë e kësaj hisotrie, edhe pse lajmi ka marrë sot një tjetër rrjedhë. Dje po mendoja thoja, për një gjë që kam qenë krenar, pse më qëlloi fati të ndodhesha në këtë. As s’e kam takuar ndonjëherë, as s’e di. S’kam pas kontakt.

Bellanica thotë se ju ka paditur…

Kush do ta paguante? Do ta paguaja unë që…? Në mënyrë absolute, jo. Unë jam shkëputur edhe pak nga kontakti i vazhdueshëm me mediat, por po them që deri dje nuk kam pas idenë që kjo histori ekzistonte dhe unë qenkam i akuzuar…nuk dua ta bëj qesharake se është serioze. Por gjëja më e thjeshtë është që pyetet BBC, dhe nëse del që BBC m’i ka dhënë mua dhe unë s’ja paskam dhënë, atëherë qenka problem.

Unë besoj që media të tilla të fuqishme nuk paguajnë për lajme.

Bellanica pretendon se ia ka dhënë Lulzim Bashës…

Nuk kam asnjë lloj dijenije për këto rrethana, me sa më kujtohet di që përfaqësuesit e OKB kanë bërë një intervistë të gjatë me Bellanicën, as s’e kam ditur kush ka qenë Lulzim Basha në atë kohë. Nuk do habitesha që kaseta e BBC t’i ketë kaluar përfaqësuesit të OKB-së që kanë qenë aty.

Mendoj që në një situatë ku përfaqësuesit e një force që ka qenë e lavdishme, dhe duhet të mbetet e lavdishme, duhet të jetë një moment që t’i bëjë gjithë shqiptarët bashkë për t’i qëndruar në krahë, me seriozitet dhe ndershmëri, luftëtarëve të UÇK-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img