Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

‘Ishte 1 muaj i shtruar, e sollën te hyrja e pallatit të pashëruar, nuk ecte dot’, Manastirliu pas denoncimit të qytetarit: Më duhet ta verifikoj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f70758e18721027ff0491bb986830e74

Në emisionin “opinion” ka mbërritur një denoncim i një qytetari, i cili thotë se vjehrri i cili ka qenë mbi 1 muaj i shtruar në spital, është dërguar në shtëpi i pashëruar, në pamundësi dhe për të ecur, pa karrocë dhe pa kushtet e nevojshme.

Ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se mund të ekzistojë si mundësi që mjekët e spitalit Covid 3 kanë lënë poshtë pallatit ku jetonte një të moshuar të sëmurë e në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid-19.

“Përshëndetje zoti Blendi, ju lutem pyeteni pak ministren. Vjehrri im ishte i shtruar në spitalin e Beratit 23 ditë dhe 10 ditë tek Covid 3 në Tiranë dhe është nxjerrë nga spitali i pa shëruar dhe në gjendje shumë të keqe. Ditën që e sollën, e lanë poshtë pallatit, një person që nuk ishte në gjendje as të ecte. Mjekësia jonë nuk zotëronte një karrozë, për ta sjellë pacientin deri në shtëpi, si ka mundësi që njerëziti nxjerrin nga spitali të pashëruar kur ndërkohë në media dalin dhe flasin për Covid 4 që shërben për rikuperimin e pecientëve mos të përmendim kalvarin që jemi duke ecur në shtëpi për të kontaktuar me mjekët”, thuhej në denoncim.

Manastirliu: Mund të jetë një shqetësim i drejtë, më duhet ta vërtetoj. Mjeku i familjes është i lehtë për t’u kontaktuar, dhe e gjen numrin e tij. Duhet ta verifikoj këtë rast, është shumë konkret për të folur…

Screenshot_18.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img