Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

ISHP hedh poshtë akuzat e Berishës: Vaksinat PfizerBioNTech të sigurta dhe efikase, shtyrja e afatit u miratua nga organizmat ndërkombëtare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Shëndetit Publik sqaron qytetarët mbi të pavërtetat lidhur me vaksinat anticovid: Vaksinat anticovid të kompanisë PfizerBioNTech janë të sigurta dhe të certifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave Pfizer BioNTech sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Botën nga kompania PfizerBioNTech, mbështetur në vlerësimet e njëpasnjëshme për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Zgjatja e datës së skadencës së vaksinës Comirnaty (PfizerBioNTech) nga 3 në 6 dhe 9 muaj (shelf- life extention) nga data e reflektuar në vaksinë, sipas loteve të prodhuara dhe të shpërndara në nivel botëror, është miratuar nga të gjitha institucionet kombëtare dhe  ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave EMA dhe FDA.

Sigurojmë edhe një herë qytetarët se vaksinat janë efektive dhe të sigurta. Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një urdhër të ISHP-së, sipas të cilit vaksinat e Pfizer që skadonin më datë 31 korrik 2022, ishin urdhëruar të përdoreshin deri më 31 tetor 2022.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img