Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

ISHP dërgon disa mostra të Covid-19 në Gjermani, dyshohet se varianti britanik ka hyrë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

490b4075c19c514a19f94d6d9974fc71

Varianti britanik i koronavirusit dyshohet se ka hyrë edhe në Shqipëri.

Sipas informacioneve për Fax News, Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar disa mostra në Gjermani për verifikim.

Sipas ISHP-së, këto mostra mund të jenë me mutacionin britanik të Covid-19. Përgjigjet e tyre mund të vijnë pas 10 ditësh.

Kujtojmë se një gazetë gjermane shkroi një artikull për një vajzë 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria dhe shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit. Ajo është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë, 22-vjeçarja shqiptare e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë.

Deri në këto momente autoritetet shqiptare pretendojnë se nuk ka raste të reja të koronavirusit në Shqipëri.

Sipas mediave të huaja, simptomat e virusit britanik janë të ngjashme me simptomat e viruseve të tjera, por ndryshojnë vetëm nga transmetueshmëria.

Më shumë

spot_img
spot_img