Hapësire reklamuese

Politikë

“Ishin vitet më të bukura, por fati nuk deshi”, Luizi "i hap zemrën" Ramës për dashurinë e parë, kryeministri bën batuta: Beneti qëlloi me të parën

Shkruar nga Newsbomb
“Ishin vitet më të bukura, por fati nuk deshi”, Luizi

Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar kryebashkiaku i ri i zgjedhur i Shkodrës, Benet Beci dhe fituesi i “Big Brother Vip 2” Luiz Ejlli.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Luizit, ndërsa kanë kujtuar dhe momentet e përplasjeve me komente virtuale mes tyre.

Mes të tjerash këngëtari foli për lidhjen dhe ndarjen me Megin, ndërkohë që Rama i tha me nota humori Benetit që ai ka qëlluar në shenjë, sa kohë që nuk ka ndryshuar partneren e tij që nga koha e gjimnazit.

Biseda:

Edi Rama: Nga filloi kjo lidhja me muzikën? Ishte nga familja, ishe vetë, pate një rrethanë?

Luiz Ejlli: Gjyshi im ka kënduar me qemale në atë kohë, qemale ne i themi … dhe ka vdekur kur ka qenë babai im 12 vjeç dhe nuk ia trashëgoi babait dhe ma kaloi mua. Nëna ime punonte në shkollë të muzikës, në shkollën “Preng Jakova”, punonte në kuzhinë mbrapa tek konvikti dhe kam qenë në bark të saj kur rrinte mes instrumenteve, muzikës, kantos.

Aty ka mbaruar Shpëtim Saraçi, Markela Kapedani dhe të tjerë. Nëna për të mos më lënë në shtëpi, më merrte me vete në shkollë dhe ka thënë “Ta fus në shkollë muzike”. Që 6 vjeç jam futur aty. Më pas me korin e kishës, në kishë franceskane, me korin e shkollës shkuam në Firence, fituam çmime, u ktheva dhe mbetëm se aq ishte maksimumi që mund të bënim. Hyra në punë kamarier dhe kam qenë në banak, duke larë gota, e mbaj mend shumë mirë,erdhi një shok dhe më tha “Luiz kanë ardhur Ethet”. Çfarë janë ata?

Shko, më tha, se ti këndon mirë. -Shkova, mora pjesë, më pranuan, fitova Ethet, pastaj fitova Festivalin, pastaj shkova në Eurovizion.

Edi Rama: Ajo që ma më ka mbetur në kujtesë është Festivali, ku më pas shkove në Eurovizion.

Luiz Ejlli: Shkova në Eurovizion në 2006 dhe sa u ktheva nga Eurovizioni isha në kulm si të themi, isha në qendër të vëmendjes si këngëtar, i rrymës së muzikës së lehtë, jo komerciale, jo banale dhe aty u dashurova dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën dhe edukimin jashtë Shqipërisë dhe isha mes dy zgjedhjeveose të rrija këtu dhe të vazhdoja karrierën ose të zgjidhja zemrën dhe të shkoja me të.Unë zgjodha zemrën. Nuk jam i penduar absolutisht sepse kanë qenë vite shumë të bukura me të, por fati nuk deshi, nuk eci.

Nga sot domethënë vazhdoj, kam një respekt të jashtëzakonshëm si për të, si për familjen e saj, për gjithçka kanë bërë dhe kemi kaluar bashkë, por kur u ktheva e pashë që tregu kishte ndryshuar, gjërat kishin ndryshuar, kishin ecur, evoluar si në çdo vend, ishin futur rrjetet sociale fuqishëm dhe ky digjitalizimi u bë gjithçka shumë shpejt, eci gjithçka shumë shpejt për hir të së vërtetës. Dhe e pashë që isha dorëzuar domethënë tek kjo pjesë dhe aty pastaj, fillova duke i humbur shpresat për gjithçka, edhe për të ndenjur, sepse me vinte inat me veten.

Jo se s’kishte hapësira ndoshta këtu, por se e kisha inatin me veten, se thosha kisha gjithçka dhe sot s’kam asgjë. E për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara, njerëzit e gabuar dhe isha dorëzuar dhe doja thjesht të ikja se me vinte turp nga vetja, domethënë mos t’i dilja njerëzve para deri sa më erdhi kjo telefonatë për Big-un dhe thashë, të hyj, të mos hyj, pastaj thashë ta provoj se është shansi i fundit.

Dhe para se të hyja, një natë para thashë, po ça mund të humbas, dhe nëqoftëse luaj fort, çfarë do humb? Maksimumi do të më eliminojnë se s’do më vrasin. Dhe luajta si luajta dhe arrita deri në fund. Me gabime, me të gjitha, kuptohet, por ia dola.

Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?

Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.

Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?

Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..

Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?

Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqëm edhe talenteter do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.

Edi Rama: Po kur ishit përpara në fëmijëri me Shkodrën?

Benet Beci: Ne në fëmijëri kishim lidhje shumë të fortë me Shkodrën. Shtëpia jonë e gjyshit, një shtëpi shkodrane tipike nga ato çardak, me ahër, ajo ishte një muze ndoshta dhe si të them, ndoshta fantazia e parë ose bota e parë e madhe me të cilën unë u njoha dhe që ndoshta ishte shumë më e madhe se në Tiranë, se në Tiranë ne kishim një shtëpi apartament te zakonshëm. Dhe atje shkonim, atje ishin thesaret, domethënë kujtimet e mia mbi ahrin e Shkodrës edhe mbi zbulimet, gjërat e fshehta – që shpeshherë thonë, fëmija mëson përmes asaj që i fsheh sesa përmes asaj që i tregon, – të gjyshit dhe aty i hapnin dhe shikonim, gjenim ndonjëherë ndonjë fotografi të Zogut të fshehur diku ose gjëra të vjetra të dala nga shtëpia, e kështu që ajo ka qenë një kujtim shumë i bukur. Në Shkodër në shkonim shpesh si fëmijë, prindërit kalonin ca kohë, kishte oborr, kishte lule, kishte hapësire dhe gjithmonë ishte një gjë e rregullt, ishte një gjë e saktë e pastë dhe dashuri e madhe. Në Shkodër kishte shumë dashuri. Unë e vija re si fëmijë që na donin shumë në Shkodër.

Edi Rama: Ti domethënë ti pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?

Edi Rama: Ne e kemi pas një çikë më ndryshe.

Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..

Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

Luis Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.

Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i themhë, si je – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha.I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luiz Ejlli: Unë kam foto atë ditë aty.Jam pagëzuar aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese