Dy mjete të markës Mercedes Benz janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Lajmin e jep Policia e këtij qarku.
“Më datë 29.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji”, Elbasan ka rënë zjarr në automjetet tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe tip “Benz” në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.”
Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.