Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Ishin të gëzuar që do ktheheshin në vendlindje, identifikohen 10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci: Rruga për në Kosovë u pre në mes

spot_img

Lajme të ngjashëm

E hëna në Kosovë ishte ditë zie, në nderim të viktimave të aksidentit me autobus në Kroaci ku humbën jetën 10 qytetarë dhe u plagosën 40 të tjerë. Autoritetet në Kosovë thonë se po vazhdojnë bashkërendimin me autoritetet kroate për të ndihmuar të plagosurit, të cilët vazhdojnë të trajtohen në spitalin e qytetit Slavonski Brod.

Viktimat tashmë janë identifikuar dhe siç ka njoftuar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, deri sot pritet të kryhet autopsia dhe trupat e të ndjerëve të kthehen në Kosovë, shkruan newsbomb.al. Komuna e Gjakovës është ndër më të goditurat nga ky aksident.

10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci:

1- Naser Sylmetaj nga Gjakova, kishte një vit që po ushtronte këtë profesion në agjencinë e udhëtimit. Vëllai i Naserit ka thënë se ai kishte mbajtur familjen me këtë punë dhe nuk kishte ndonjë angazhim tjetër.

2- Edhe Valentina Zhubi Binakaj nga Deçani, e martuar në Gjakovë, bashkë me vajzën e saj Erleta Binakaj kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi të madhe për popullin shqiptar. Xhaxhai i Erletës, Rasim Binakaj, është shprehu se kjo do të ishte vizita e dytë e mbesës dhe nënës së saj në Kosovë brenda këtij viti, por që fatkeqësisht tashmë po i presin trupat e tyre të pajetë.

3- Leonora Gjotaj-Kolmekshaj nga Juniku, e martuar në Gjakovë humbi jetën në këtë aksident. Familja Kolmekshaj në Gjakovë kishte hapur të pamen për familjaren e saj e cila në udhëtim ishte bashkë me dy fëmijët e saj e që për fat të mirë shpëtuan.

4- Në mesin e atyre që nuk i mbijetuan këtij aksidenti ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci. Familjarët e Kujtimit thonë se ai ishte nisur nga mërgimi për në Kosovë pasi me 6 gusht do të martonte vëllain.

5- Edhe 18 vjeçarja Anjeza Bellanica nga Rahoveci ishte nisur nga Frankfurti për në vendlindje, por që tragjedia ja la udhëtimin në gjysmë.

6- Në mesin e 10 viktimave të aksidentit të tmerrshëm në Sllavonski Brod të Kroacisë, është edhe 55 vjeçari, Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit. Djali i tij, Valmiri, ka thënë se babai prej shumë vitesh jetonte dhe vepronte në Shtutgart të Gjermanisë. Sipas djalitm Hamet Hoxha ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes.

7- Sevdail Rrustemi nga Podujeva kishte shkuar në Gjermani disa vite më parë, derisa para pak muajsh ai kishte arritur të marrë edhe familjen atje. Ai ishte nisur bashkë me gruan dhe fëmijët për në Kosovë, por aksidenti i rëndë i mori jetën. Gruaja dhe dy fëmijët që për fat të mirë shpëtuan.

8- Edhe Gjyle Maloku nga Juniku dhe Alinda I. nga Peja ishin ndër viktimat e një prej aksidenteve më të rënda që ka ndodhur në Kroaci.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img