Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishin nisur drejt Shkodrës dhe më pas do kalonin kufirin, kapen në Novoselë 20 refugjatë afganë, mes tyre fëmijë

Shkruar nga Newsbomb

20 shtetas afganë, mes tyre fëmijë janë kapur ditën e sotme në Novoselë.

Refugjatët ishin nisur drejt Shkodrës, dhe më pas do të kalonin kufirin për t’u nisur drejt vendeve të BE.

Ata kanë deklaruar se kishin paguar nga 700 euro taksive për t’i transportuar drejt Shkodrës, por janë gënjyer, duke u lënë në Novoselë.

Ata kishin qëndruar rreth 1 javë në Tiranë.
"700 euro kemi paguar. Kemi ardhur për një jetë më të mirë. Unë jam 19 vjec, më quajnë Melika jam e vetme, pa familjen time. Jam e frikësuar këtu. Nëna më mbeti në Iran, babai dhe vëllai janë në Greqi. Nuk kemi për të ngrënë", thotë një vajzë 19-vjeçare.

Ajo thotë se e la familjen për një jetë më të mirë.

"Jam nga Afganistani. Jemi rreth 20 veta, 4 janë fëmijë. Kemi një javë në Tiranë. Ne do të shkonim në Shkodër. Shoferi i taksisë na kërkoi 700 euro për në Shkodër. Tani jemi këtu, dhe nuk e dimë ku do të shkojmë. Ne duam të ikim në Bosnje, Serbi, Itali, Gjermani, ku të jetë. Në vendin tonë luftohet, ka luftë, ishim të pasigurt. Jam këtu me gjithë familjen time, fëmijët, gruan, motrën", tha një tjetër refugjat nga Afganistani.

Shetasit afganë janë shoqëruar në komisariat.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll